Trimor Hyseni – një shembull i mirë i kultivimit të mjedrave

Kultivimi i mjedrës në Kosovë, po sjellë përftime të mira për ata që merren më këtë kulturë bujqësore. Edhe për kundër vështirësive interesimi për të kultivuar mjedrën po rritet nga viti në vit.

Sipas të dhënave në Kosovë janë kultivuar diku mbi 1800 hektarë me mjedër dhe pritet që të rritet kultivimi i saj.

Trimor Hyseni është kultivues i mjedrës, i cili me këtë kulturë ka filluar të merret që nga viti 2015. Duke e parë trendin e rritjes së kësaj kulture ai ka vendosur të mbjellë tre hektarë me mjedër.

“I kam mbjellë tre hektarë me mjedër në Komunën e Ferizajt, ka kultivuar varietetin Polka, sepse është me i lehtë i punueshëm dhe më i lehtë në mirëmbajtje”, u shpreh Hyseni.

Sipas tij trendi kultivimi i mjedrës këtë vit ka rënë dukshëm për shkak të çmimit shumë të ulët.

Edhe përkundër vështirësive që fermerët po kanë me shitjen e mjedrës, fermeri Trimor Hyseni, është i kënaqur me kultivimin e kësaj kulture këtë vit ka rritur që ta zgjeron pemishten e tij duke kultivuar edhe tre hektarë, duke shpresuar edhe në ngritjen e çmimit.

Ndërkaq, sa i përket mbështetjes nga institucionet e vendore apo organizatat ndërkombëtare, fermeri Hyseni nuk ka patur asnjë mbështetje e gjithë punë që e ka bërë e ka realizuar me vetëfinancim.

Ai ka edhe një këshillë për të gjithë fermerët po edhe ata që dëshirojnë të merren me këtë kulturë dhe kultura tjera.

“Këshilla ime është të punojnë pa marrë parasysh me çfarë kulture merren jo vetëm mjedra është fitimprurëse kultura të tjera janë fitimprurëse si boronica, dredhëza etj., andaj punoni tokën dhe të bëhemi prodhues dhe eksportues e jo vetëm importues, ta kemi bukën tonë e jo të huajën, me këtë rast dua t’i falënderoj për këshilla gjatë kësaj përvoje Gegë Zefin, Kujtim Lepajen dhe Besim Sahitin”, theksoi Hyseni.

Duke i patur parasysh shumë probleme me kultivuesit e mjedrave, nga çmimi e deri të ruajtja e tyre, fermeri Trimor Hyseni është një shembull që nuk duhet dorëzuar, por ai veçse është motivuar që ta çon deri në fund punën që ka nisur, i cili nga tre hektarë që ka mbjellë në vitin 2015, ai tashme i ka mbjell edhe tre hektarë këtë vit duke arritur në gjashtë hektarë me mjedër të gjithën me vetëfinancim.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj / Gazeta Bujku

Rekomandime