Varioteti i hardhisë Bagrina – rrushi i kuq i Rahovecit

Bagrina është një variotet i lashtë i rrushit të kuq për verëra të bardha që rritet në Kosovë, Serbi, Bullgari dhe Rumani. Pak i njohur edhe nga konsumatorët lokal, ajo quhet në disa mënyra: Braghina, Crvena dinka, Turska ružica, (trandofili turk). Në Kosovë njihet si rrushi i kuq i Rahovecit. Emri mund të rrjedhë nga fjala bagrem, termi që tregon „acacia“ (Robinia pseudoacacia) në atë se sipas disa tiparëve, aroma e ëmbël e luleve të bagremit mund të gjendet në verën e Bagrinës, ose edhe ne vetë rrushin e Bagrinës.

Bagrina në Serbi është pothuajse plotësisht e harruar dhe mbijeton në një numër të kufizuar të vreshtave të lashta të rrethit të Negotinit dhe shumë pak në vreshtat e vjetra në cung të Anadrinis së Kosovës,. Para se të zëvendësohet nga varietetet ndërkombëtare, vreshtat me variotetin Bagrina ka gëzuar një reputacion të madh për cilësinë e rrushit të saj, edhe nëse ashtu është njohur si rrushi origjinal i Ballkanit (p.sh. Tamjani i kuq, Žilavka) ka lule femërore dhe duhet të mbillet në vreshta të përziera. Kokrrat kanë një ngjyrë rozë të lehtë ose bakër të ngjashme me atë të Pinot Gris.

Si rezultat, Bagrina mund të jep prodhimin e një verë të bardhë të lehta dhe një verë më të errët në ngjyrë të arit, e cila merr reflektime portokalli. Përveç luleve femrore, Bagrina ka karakteristika të tjera problematike: është e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe mund të prodhon korra të parregullta në kalavesh (vile). Për këto arsye, Bagrina gjithmonë ka mbetur një varietet i përhapur në nivel lokal, një shprehje e territorit si vetëm në vreshtat e Rahovecit me rredhin e tij të Anadrinit, dhe është i njoruar nga prodhimi masiv (rentabil). Së fundi, duke marrë parasysh temperaturat ekstreme që preken në këtë zonë – sidomos gjatë verërave të gjata dhe të nxehta – rrushi i saj ka Ph vlerë dhe aciditet të mirë freskuese.

Autor: Rexhep Kryeziu

Rekomandime