Vetitë kuruese të lëngut të karotës

Të jetuarit shëndetshëm është një stil multidimensional që padyshim përfshin edhe konsumimin e lëngut të karotës. Ky lëng është i pasur me beta karotën që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera.

Përmirëson oreksin – Nëse konsumoni një gotë me lëng karrote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse të stomakut dhe zorrëve dhe do të rrisni oreksin.

Përmirëson shikimin – Lëngu i karotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës, të cilat mbrojnë sytë. Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë. Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.

Ul kolesterolin – Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.

Bën mirë për shtatzëninë – Konsumi i lëngut të karotës gjatë shtatzënisë ndihmon nënën dhe foshnjën të përthithin të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Lëngu i karotës gjatë shtatzënisë dhe më tej përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit sepse është i mbushur me vitaminë A. Nëse e pini këtë lëng gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, atëherë gjasat që foshnja të preket nga infeksione të rrezikshme, ulen ndjeshëm.

Forcon imunitetin – Nëse pini një gotë me lëng karote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do ju falënderojë. Lëngu i karotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni.

Shëndeti i zemrës – Karotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Përmirëson shëndetin e mushkërive – Lëngu i karotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhan pirjes.

Lufton plakjen e parakohshme – Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës siç janë rrudhat. Kaliumi ndihmon në zbutjen dhe ushqimin e lëkurës, duke larguar njollat apo shenjat e saj. Ky lëng ndihmon me hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të ushqyer dhe të butë.

Ju ndihmon të flini më mirë – Lëngu i karotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë. Pastron mëlçinë – Avantazhet shëndetësore të lëngut të karotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia. Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karote rregullisht.

Kundër anemisë – Përmbajtja e hekurit në lëngun e karotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Përshpejton metabolizmin – Lëngu i karotës përmban shumë nga kompleksi i vitaminave B të cilat janë të dobishme në shpërbërjen e glukozës, yndyrës dhe proteinave. Rrjedhimisht, lëngu i karotës i bën mirë muskujve, rrit metabolizmin dhe ndihmon në rënien në peshë. /Bota.al

Rekomandime