Vlerat ushqyese të kungullit

Kungulli është perime shumë e mirë e vjeshtës, por në periudhën e Halloweenit shndërrohet në një protagonist të vërtetë.

Tulin e kungullit mund ta përdorim për të bërë supa, apo për antipasta të stinës, pse jo edhe për të mbushur makaronat.

Kungulli mund të përdoret edhe si kozmetikë natyrale, në avantazh të lëkurës sonë.

Përfitimet e ngjyrës portokalli – Me ngjyrën e tij të gëzueshme, kungulli sjell humor të mirë në tavolinë.

Kungulli është shumë i pasur me beta karoten dhe flavonoidë, të nevojshëm për të luftuar plakjen e qelizave.

Gjithashtu është i pasur me fibra, ndaj rregullon aparatin gastro-intestinal, mbron sistemin imunitar dhe zhvillon një aksion antioksidant.

Farat e tij janë të pasura me vitaminë E dhe janë të nevojshme për të eleminuar shqetësimet në aaratin urinar, sidomos në funksionimin sa më mirë të prostatës.

Përmbajnë edhe sasi të triptofanit, substancë që ndihmon në prodhimin e serotoninës, e dobishme kundër pagjumësisë dhe depresionit.

Për të shijuar përfitimet e farave të kungullit, mjafton t’i piqni në furrë dhe t’ia shtoni sallatës apo gotës së kosit që do konsumoni.

Sasia e rekomanduar për konsum është 10 gramë në ditë.

Cilësitë – Kungulli, përveç beta karotenit dhe fibrave, ka një përmbajtje të lartë të vitaminave A dhe C, kriprave minerale dhe Omega Tre, yndyrnat e dobishme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ka edhe veti antioksiduese, përmirëson lëkurën, ndihmon në forcimin e thonjve dhe flokëve, ndihmon zemrën, lufton infeksionet, ul pagjumësinë dhe stresin. Është e vlefshme edhe në regjimet hiperkalorike, pasi sjell vetëm 18 kalori për 100 gramë produkt.

Kjo është e mundur, duke qenë se përmban shumë ujë: deri në 94,5%.

Karbohidratet nuk kalojnë 3.5%, ndërkohë që proteinat, shumë të pakta, janë vetëm 1.1%.Yndyrnat mungojnë.

Pra, kungulli ka aftësi të mira diuretike, ndaj ndihmonë organizmin në luftën ndaj celulitit.

Shija e tij e ëmbël ndihmon të shmangim ëmbëlsirat kur i dëshirojmë, por jemi në dietë dhe nuk mund t’i konsumojmë.

Vlen i gjithi, nuk hidhet asgjë nga kungulli – Jo të gjithë e dinë se lëkura e kungullit mund të përdoret: Në disa receta të kuzhinës italiane kungulli mund të gatuhet i gjithi, bashkë me lëkurën.

Në të gjenden shumë cilësi ushqyese, me aftësi antibiotike dhe antifunge.

Edhe lulet e kungullit janë të ngrënshme: Mund të konsumohen të si omletë me vezë, apo të skuqura thjesht.

Për bukuri – Tuli mund të përdoret edhe si maskë bukurie e bërë vetë.

Mjafton ta shtypësh, apo të përdorësh tulin që ke përftuar nga centrifugimi i blender-it.

Përzihet në një enë bashkë me kos dhe mjaltë dhe përftohet një pastë e butë për t’u aplikuar në lëkurë dhe duhet mbajtur për 20 minuta.

Kungulli ngadalëson plakjen e lëkurës dhe ka efekt ushqyes, sidomos tek lëkura e thatë, dhe cilësi pastruese në lëkurën e yndyrshme.

Falë beta karotenit, tuli i kungullit, si për ta ngrënë, si në kozmetikë, është i vlefshëm edhe për ngjyrën e lëkurës, apo për të shmangur djegien e saj para ekspozimit në diell./21Media

Rekomandime